×
  • Lajme
  • Botë

    Avokati i Navalnyt: Ai po humb ndjesinë në duar dhe këmbë

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 11:22

    Shëndeti i Alexei Navalnyt po përkeqësohet dhe ka filluar të humbasë ndjesinë në duar dhe këmbë, tha avokati Vadim Kobzev.


    Ai tha se opozitari rus, i cili është duke vuajtur një dënim me burg, u diagnostikua me hernie kurrizore.

    Pas vizitës së djeshme tek kritiku më i madh i Kremlinit, Kobzev shkroi në Twitter se ai ndjen dhimbje gjatë ecjes dhe shprehu shqetësimin se sëmundja e tij “dukshëm ka avancuar” në kuptimin e humbjes së ndjenjave në këmbë.

    “Aleksi ecën vetë. Ndjen dhimbje gjatë ecjes. Një faktor shumë shqetësues është se sëmundja po përparon dukshëm për sa i përket humbjes së ndjeshmërisë në këmbë, pëllëmbë dhe duar”, pohoi avokati, transmeton Telegrafi.

    Navalny, i cili po vuan një dënim me dy vjet e gjysmë burg, filloi një grevë urie javën e kaluar në shenjë proteste ndaj asaj që tha se ishte refuzimi i autoriteteve të burgut për ta trajtuar siç duhet për dhimbje akute të shpinës dhe këmbës.

    IEVP mohoi pretendimet e tij, duke deklaruar se iu dha e gjithë ndihma mjekësore në përputhje me indikacionet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!