×
  • Lajme
  • Botë

    Avokatja iraniane dënohet me 38 vjet burgim dhe 148 goditje

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 17:57

    Nasrin Sotoudeh, avokate për të drejtat e njeriut, e cila ishte burgosur më parë në Iran, është dënuar me 38 vjet burgim dhe 148 goditje.

    Sotoudeh, e cila i ka përfaqësuar aktivistët opozitarë, përfshirë gratë e përndjekura për heqje të mbulesës së kokës, ishte arrestuar në qershor të vitit të kaluar dhe ishte akuzuar për spiunazh, përhapje të propagandës dhe fyerje të liderit suprem të Iranit.

    Ajo ishte burgosur në vitin 2010 për përhapje të propagandës dhe rrezikim të sigurisë shtetërore. Avokatja iraniane i kishte mohuar këto akuza dhe kishte qëndruar në burg tri vjet, ndonëse fillimisht ishte dënuar me gjashtë vjet burgim. Sotoudeh ishte nderuar nga Parlamenti Evropian me Çmimin “Sakharov” për të drejtat e njeriut, shkruan “The Guardian”, trasnmeton Express.

    Pavarësisht se burri i avokates ka thënë se ajo është dënuar me 38 vjet burgim, Mohammad Moqiseh, gjykatës në një gjykatë revolucionare në Tehran, ka thënë se ajo është dënuar me pesë vjet burgim për rrezikim të sigurisë shtetërore dhe me dy vjet burgim për fyerje të liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

    Autoritetet iraniane, të cilat akuzohen shpesh për shkelje të të drejtave të njeriut, kanë njoftuar se e kanë lejuar vizitën e zëvendëskomisioneres së lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Kate Gilmore.

    jo është një nga vizitat e rralla në vitet e fundit nga zyrtarët e OKB-së në Iran sepse qeveria iraniane zakonisht ua ndalon hyrjen në këtë shtet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!