×
  • Lajme
  • Botë

    Befason Zaev, thërret investitorët për të prodhuar drogë

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 9:37

    Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka ftuar të gjithë ata që kanë resurse për të investuar në prodhimin e kanabisit.


    Ai ka theksuar se etika dhe ligji në Maqedoni e lejojnë kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

    Sipas tij, pritet që nga kjo të hapen vende të reja pune. “Është e lejuar me ligj, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në shumë vende tjera të botës. Ka përfitime prej saj në trajtime dhe është e pranuar në mjekësinë tonë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë”, ka thënë Zaev.

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka thënë se është i bindur që deri në fund të majit do të ketë hyrje në shkëmbimin e jashtëm nga eksporti në kabanisin e thatë se vajit të kanabisit në tregjet e Polonisë dhe Gjermanisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!