×
  • Lajme
  • Botë

    Beteja e përgjakshme për Tripolin, 21 persona vriten gjatë luftimeve

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 11:47

    Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 90 tjerë janë plagosur në luftimet që kanë ndodhur në afërsi të Tripolit, ka njoftuar mbrëmë qeveria e Libisë që është njohur ndërkombëtarisht.


    Më parë Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve për armëpushim me qëllim që të evakuohen civilët, por pavarësisht thirrje luftimet kanë vazhduar.

    Forcat nën komandën e qeverisë në Tripoli që e kanë njohur Kombet e Bashkuara, kanë njoftuar se kanë filluar operacionin “shpërthimi i vullkanit” për ta mbrojtur vendin.

    Zëdhënësi i këtyre forcave nuk ka dhënë detaje të hollësishme për operacionin, që është kundërpërgjigje ndaj ofanzivës së trupave të komanduara nga komandanti Kalif Haftar, njëherit shefi i ushtrisë nacionale të Libisë.

    Siç raporton BBC, në mesin e të vrarëve është edhe një mjek i Kryqit të Kuq. Kurse luftimet më të ashpra janë zhvilluar mbrëmë në aeroportin ndërkombëtar 15 kilometra larg Tripolit, ku Kalif Haftar pretendon se e kontrollon këtë zonë që dikur e kishin forcat e qeverisë. /telegrafi/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!