×
  • Lajme
  • Botë

    Bibla 150 vjeçare që u mbijetoi dy zjarreve në dy kisha të ndryshme

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 21:10

    Bibla 150-vjeçare, e cila u mbijetoi dy zjarreve në  dy kisha të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, tani shërben si një simbol i forcës ndaj anëtarëve të kishës në Wisconsin, transmeton Reporteri.net

    “Kjo është një dëshmi e madhe e besimit tonë që qëndron i vendosur edhe në mes të zjarrit”, tha pastori Tim Obrajen.

    “Zjarrfikësit mund të shpëtonin Biblën, e cila u ekspozua në një kuti prej xhami në kohën e shpërthimit të zjarrit”, tha Ivona Coynaki, Drejtoreshë e Misionit The Springs. Obrajen rrëfeu se Bibla i mbijetoi gjithashtu një zjarri në ish kishën metodiste të Shën Palit në qendër të Stevens Point, e cila u dogj në mesin e viteve 1900.

    Më shumë se 50 njerëz u mblodhën të hënën pasdite në oborrin e kishës së djegur. Trisa Mudi (44) nga Nekos pohon se tërë jeta e saj ishte lidhur me këtë kishë. Duke u rritur, ajo mori pjesë në korin e të rinjve dhe në programet që organizoheshin në prag të Krishtlindjeve. Ajo u pagëzua në kishë dhe djali i saj u pagëzua po ashtu atje.

    Ndërkohë Obrajen i cili është një pastor në kishën e  Shën Palit në tetë muajt e fundit, tha se e gjithë përvoja ishte paksa tronditëse. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!