×
  • Lajme
  • Botë

    Biden nuk e ndryshon kreun e FBI Christopher Wray

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 20:14

    Presidenti amerikan Joe Biden ka në plan të mos e ndryshojë kreun e FBI-së Christopher Wray pasi ka besim në punën që po bën. Lajmin e ka bërë me dije sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki në një postim në Twitter.


    Wray i cili u emërua nga ish Presidenti Trump në vitin 2017 pasi shkarkoi ish-drejtorin e FBI James Comey, u kritikua nga Trump dhe aleatët e tij gjatë vitit të kaluar.

    Trump ka thënë se nuk i besoi FBI-së dhe komunitetit të inteligjencës duke thënë se u zemërua nga dështimi sipas tij i Wrayt për të ndëshkuar ata që ishin përfshirë në hetimin për ndërhyrjen ruse dhe marrëdhëniet e huaja të biznesit të Hunter Biden.

    Wray e zemëroi më tej ish-presidentin duke dëshmuar përpara Kongresit se FBI nuk kishte gjetur ndonjë provë të manipulimit të votave në zgjedhjet amerikane ku fitoi Joe Biden.

    FBI është në fazat e hershme të një hetimi për ngjarje kriminale të lidhura me komplotin dhe tentativën për grusht shteti, pas protestave të zhvilluara në Capitol Hill natën e certifikimit të zgjedhjeve me Biden fitues.

    Christopher Wray, 54 vjeç shërbeu në kohën e George W Bush si asistent i Prokurorit të Përgjithshëm në vitet 2003-2005.

    Ai është i martuar me Helen Wray dhe ka dy fëmijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!