×
  • Lajme
  • Botë

    Bjellorusia dërgon notë proteste ndaj BE-së: Mos ndërhyni në punët tona të brendshme

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 15:12

    Ministria e Jashtme e Bjellorusisë tha të shtunën se takimi që u zhvillua mes BE-së dhe politikanes së opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya është një ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit bjellorus.


    Tsikhanouskaya ka udhëhequr garën zgjedhore të mbajtur me 9 gusht për të rrëzuar nga pushteti Lukashenkon që qëndroj prej 26 vitesh në atë post.

    Ministria e Jashtme tha se ka vendor në dijeni të gjitha vendet anëtare të BE për këtë veprim.

    Agjencitë shtetërore të lajmeve ruse raportuan më parë se Tsikhanouskaya pritet të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm evropianë javën e ardhshme.

    Perëndimi dhe BE e kanë mohuar njohjen si president legjitim Lukashenkon duke e cilësuar mandatin e fituar nga zgjedhjet e kaluar si të grabitur.

    Ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të lartë të Bjellorusisë është miratuar një rezolutë ku I sekuestrohen të gjitha asetet ekonomike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!