×
  • Lajme
  • Botë

    Blinken denoncon në OKB shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e Kinës

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 20:40

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka sulmuar verbalisht Kinën përgjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të OKB të zhvilluar ditën e sotme.


    Blinken i ka kujtuar dy shteteve autokratike se e kanë detyrim nga Konventat Ndërkombëtare respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimit të barazisë: “Kur shtete anëtare të OKB dhe veçanërisht anëtare të Këshillit të Sigurisë, shkelin rregullat e imponuara nga Konventat Ndërkombëtare, ose ndalojnë komunitetin e shteteve për të ndëshkuar shkelësit e të drejtave të njeriut, kjo dërgon mesazhin se takimet tona këtu kanë shumë pak rëndësi dhe vlerë.”

    Rusia, Kina, SHBA-të, Franca dhe Britania janë shtetet anëtare të përhershme në Këshillin e Sigurisë të OKB të cilat kanë dhe fuqinë e vetos. SHBA përgjatë seancave të fundit të këtij forumi ka ngritur shqetësimin e shkeljes së të drejtave të komunitetit Uijgur në Kinë, ku me miliona besimtarë myslimanë janë dërguar në kampe përqëndrimi ku detyrohen të bëjnë punë të rënda dhe u ndalohet praktikimi i fesë së tyre.

    “Të pretendosh se ka sovranitet për të vepruar brenda vendit tënd, nuk mund të jetë justifikim për të skllavëruar, torturuar, zhdukur dhe për të pastruar etnikisht popullsinë e tyre”- ka thënë Blinken.

    Kujtojmë se ndonëse pritej një përmirësim i marrëdhënieve mes Washington-it dhe Pekinit me administratën e re të Biden, muajt e fundit kanë parë një shtim të hostiliteteve të nxitur nga prezenca e flotës ushtarake amerikane në Detin e Kinës së Jugut dhe flotës kineze pranë ishullit të Taiwan-it që është nën protektoratin e perëndimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!