×
  • Lajme
  • Botë

    Sulmet në Sri Lanka: ISIS merrë përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse në kisha dhe hotele

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 13:13

    ISIS ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet që kanë lënë më shumë se 300 njerëz të vdekur në Sri Lanka.


    Në një deklaratë të lëshuar nga agjencia e saj Amaq, grupi tha se po synonte qytetarët e vendeve të koalicionit të udhëhequra nga SHBA dhe të krishterët e saj.

    “Një burim i sigurisë u tha agjencisë Amaq se autorët e sulmit që synonin qytetarët e vendeve të koalicionit të udhëhequra nga SHBA dhe të krishterët në Sri Lanka ishin ushtarë të Shtetit Islamik,” tha ai.

    Formulimi i pretendimit të ISiS është i ngjashëm me atë për mizoritë e mëparshme që mendohet të jenë të frymëzuara nga grupi, por jo të drejtpërdrejta të orkestruara prej tij.

    Deklarata nuk përmbante informacione apo dëshmi të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!