×
  • Lajme
  • Botë

    Bota në panik, në Wuhan mjekët largojnë maskat – festohet triumfi mbi koronavirusin

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 14:20

    Në vatrën e koronavirusit, në Kinë ka rënë drastikisht numri i të infektuarve. Të mërkurën janë shënuar vetëm 15 raste.


    Ky është numri më i vogël i rasteve që prej janarit kur shpërtheu ky virus i njohur si Covid-19, në provincën Hubei. Një ditë më parë, të martën, ishin raportuar 24 raste të reja me kornavirus.

    Dy spitalet e fundit të përkohshëm në Wuhan, epiqendra e epidemisë së koronavirusit në provincën Hubei të Kinës, u është vënë dryni të martën. Kjo nënkupton mbylljen e të gjitha 16 spitaleve të përkohshme për pacientët me koronavirus në atë qytet.

    Një total prej 49 pacientësh u larguan nga spitali i përkohshëm të martën rreth orës 03:30.

    Një video u shfaq në mediat sociale duke treguar mjekët që shënonin kohën kur edhe u mbyll spitali i fundit i përkohshëm.

    Ata po qëndronin në hyrje të spitalit, ndërsa kamera i kapte një nga një duke hequr maskat mbrojtëse nga fytyrat e buzëqeshura.

    Autoritetet kineze më parë kanë rimodeluar objektet publike, siç janë qendrat e ekspozitës dhe palestrat në 16 spitale të përkohshme. Ato u përdorën për të izoluar dhe trajtuar pacientët me sëmundjen e koronavirus. Rreth 12,000 njerëz morën ndihmë mjekësore në qendra të tilla. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!