×
  • Lajme
  • Botë

    Britani, shtatë të vdekur nga mpiksja e gjakut pas vaksinës AstraZeneca

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 12:48

    Shtatë persona kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar nga mpiksjet e gjakut pasi u vaksinuan kundër koronavirusit me vaksinën e AstraZeneca, njoftoi sot Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA).


    Dje e njëjta agjenci tha se kishte identifikuar 30 raste të efekteve anësore në lidhje me mpiksjen e gjakut në më shumë se 18 milion doza të injektuara nga kjo vaksinë.

    Kujtojmë se së fundi disa nga vendet e BE, kanë vendosur të pezullojnë dhënien e vaksinës për personat mbi moshën 60 vjeç, ndërkohë që Gjermania pezulloi sot edhe dhënien e dozës së dytë të kësaj vaksine për personat poshtë kësaj moshe

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!