Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se Serbia është e përkushtuar për të hetuar të gjitha krimet e luftës, si dhe për kapjen e të akuzuarve dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për krimet.
Ajo këtë e tha në TV Pink pas vendimit të Gjykatës së Kombeve të Bashkuara që e la përjetësisht në burg Ratko Mlladiqin, duke shtuar se Serbia e ka treguar këtë në tre dekadat e mëparshme.
Megjithatë, Brnabiq ka thënë se nuk do të komentojë gjerësisht mbi vendimin, sepse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të flasë për këtë sonte në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB në orën 21:00.
“Unë i bëj thirrje qytetarëve të ndjekin seancën dhe ata do të marrin një përgjigje nga fjalimi i presidentit”, tha kryeministrja.
Brnabiq Gjykatën e Hagës e ka quajtur një gjykatë politike dhe u ankua se gjykata nuk kontribuoi në pajtim, por “na distancoi prej saj”.
“Tani jemi më larg pajtimit sesa ishim 26 vjet më parë. Tani, më duket, kemi intolerancë më të madhe midis kombeve sesa kishim gjatë konfliktit. Haga kontribuoi shumë për këtë”, kishte thënë Brnabiq për” Nacionalni dnevnik”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.