×
  • Lajme
  • Botë

    Burri nga Australia vdes pas sulmit nga peshkaqeni

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 13:43

    Një burrë është vrarë nga një peshkaqen pranë një plazhi të njohur në Australinë Perëndimore.


    Sipas BBC, sulmi ndodhi afër Cable Beach në veri të shtetit. Ai u tërhoq nga uji por më vonë u shpall i vdekur.

    “Policia mund ta konfirmojë se burri vdiq tragjikisht”, tha policia e Australisë Perëndimore në një deklaratë.

    Bëhet e ditur se sulmet e peshkaqenëve janë të ralla afër Cable Beach pranë qytetit të Broome.

    Mediet raportojnë se plazhi është mbyllur derisa njerëzit janë të obliguar të shmangin ujërat lokale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!