×
  • Lajme
  • Botë

    Çfarë është duke bërë Kim Jong-Un? Në mes të natës organizon paradë ushtarake, prezanton njësinë me rroba mbrojtëse

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 11:32

    Koreja e Veriut ka mbajtur paradën ushtarake me rastin e 73-vjetorit të themelimit të shtetit komunist, ku nga afër këtë paradë e ndoqi edhe lideri i këtij vendi – Kim Jong-Un.


    Në fotografitë e publikuara më poshtë shihen ushtarët dhe punëtorët duke marshuar, e një pjesë e tyre ishin të veshur në rroba mbrojtëse të kuqe dhe me gaz maska, transmeton Telegrafi.

    Siç raporton BBC, kjo ndoshta mund të jetë një shenjë se janë formuar forcat e veçanta që do të luftojnë përhapjen e mëtejme të coronavirusit.

    Koreja e Veriut vuan nga mungesa e ushqimit dhe krizës ekonomike, si rezultat i pandemisë së COVID-19.

    Por, kjo paradë ushtarake e mbajtur natën ka dalluar nga ato paraprake – pasi nuk është prezantuar ndonjë armë e re siç janë raketat balistike.

    Njësia e veçantë në rroba të kuqe, kësaj radhe ka tërhequr vëmendjen e opinionit dhe besohet që Pyongyang me këtë dëshiron të tregoj popullit, se pavarësisht që nuk ka raportuar ndonjë rast me COVID-19, po vazhdohet lufta kundër përhapjes së mëtejme e coronavirusit.

    Megjithatë edhe pse ekzistonte rreziku i madh nga tubimi, Pyongyang në 12 muajt e fundit ka mbajtur tri parada – që është e pazakontë edhe për vetë banorët e Koresë së Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!