Samiti mes dy liderëve botëror, presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga ish-presidenti Donald Trump.
Në një intervistë për Fox News, Trump e cilësoi samitin si një ditë të mirë për Rusinë kurse SHBA nuk mori asgjë.
Trump i tha gazetarit Sean Hannity se presidenti Biden ia la skenën Rusisë dhe nga ai samit nuk përfitojë asgjë. Ish-presidenti theksoi faktin që Biden i qëndroi vendimit të tij për të miratuar përfundimin e tubacionit Nord Stream II.
Gjatë bisedës, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se gjatë kohës që ai ishte në krye të SHBA-ve Putin e trajtoi administratën amerikane shumë mirë pavarësisht akuzave për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane dhe sulmeve kibernetike.
Ndërkohë që gjatë intervistës së tij nuk ka kursyer edhe kritikat dhe akuzat për bizneset e të birit të presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden dhe bizneset e tij në Ukrainë. Trump shtoi se Hunter Biden thuhet se ishte paguar 183,000 dollarë në muaj për të qenë anëtar i bordit të një kompanie energjetike ukrainase duke e konsideruar këtë gjë si të tmerrshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.