×
  • Lajme
  • Botë

    Cikloni “zhduk” fshatrat

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 20:17

    Një ciklon i fuqishëm ka “fshirë tërësisht” fshatrat në Mozambik, sipas një zyrtari të OKB-së.


    Gemma Connell, kreu i Zyrës Rajonale për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), tha se dukej nga ajri sikur zonat ishin “punuar nga një buldozer”.

    Cikloni Kenneth goditi vendin me erëra 220km/h rreth një muaj pasi cikloni Idai vrau qindra persona dhe shkatërroi zona të mëdha.

    Në një video të postuar në Tëitter pas fluturimit mbi zonën e prekur, zonja Connell u zotua të punojë me autoritetet lokale “për të pajisur njerëzit me furnizimet që u nevojiten”.

    “Moti është ende i keq, bie shi. Por fatmirësisht erërat kanë ndaluar.”

    Sakaq dëmtimi i linjave të energjisë në pjesë të Mozambikut të veriut po e bën komunikimin të vështirë.

    Pothuajse 20,000 njerëz kanë marrë strehim në qendrat e improvizuara për zhvendosjen e popullsisë, përfshirë shkollat dhe kishat.

    Një zëdhënës i OKB tha se një total prej pesë personash kanë vdekur, duke cituar qeverinë e Mozambikut.

    Më herët u raportuar se një person ishte vrarë nga cikloni. Viktima u zu poshtë nga një pemë. Cikloni Kenneth shkaktoi vdekjen e tre personave në ishullin e Komoros.

    Mozambiku ishte duke u trajtuar nga cikoni Idai që vrau më shumë se 900 persona në tre shtete në mars.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!