×
  • Lajme
  • Botë

    Detaje nga jeta private dhe puna që bënte terroristi i krishterë që vrau 49 myslimanë

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 13:06

    Brenton Tarrant ka punuar si një trajner personal në Big River Gym në qytetin verior të New South Wales të Grafton.


    Trajnerja Tracey Gray konfirmoi se njeriu që filmoi sulmin dhe  e transmetoi atë në internet ishte Tarrant.

    Ajo tha se, ai ka punuar në palestër pasi mbaroi shkollën në vitin 2009 deri në vitin 2011, kur u nis për të udhëtuar jashtë shtetit në Azi dhe në Evropë.

    “Ishte një trajner personal i dedikuar,” tha zonja Gray, shkruan në shqip Reporteri.net.

    “Ai punoi në programin tonë që ofroi trajnime falas për fëmijët në komunitet, dhe ai ishte shumë i pasionuar për këtë”, shkruan ABC.net.

    Zonja Gray tha se Tarrant nuk dukej si dikush që kishte interes në armë zjarri.

    “Unë mendoj se diçka duhet të ketë ndryshuar tek ai gjatë viteve që kaloi duke udhëtuar jashtë shtetit,” tha ajo.

    Tarrant tha se kishte punuar për një kohë të shkurtër para se të bënte para nga Bitconnect, një kriptokalencë si Bitcoin, pastaj ato para i përdori për të financuar udhëtimet e tij.

    Tarrant dihet se ka vizituar Evropën, Azinë Juglindore dhe Azinë lindore.

    Udhëtimet e tij e çuan atë gjithashtu në Korenë e Veriut, ku u fotografua në një grup turne që vizitonte Monumentin e Madh Samjiyon.

    Tarrant e përshkroi veten si një “burrë të zakonshëm të bardhë, nga një familje e zakonshme”, i cili ka lindur në Australi në një “familje  që vjen nga klasa punëtore me të ardhura të ulëta”.

    Kujtoj se babai i Tarrantit Rodney vdiq nga një sëmundje e lidhur me asbestin kur Tarrant po përfundonte shkollën e mesme, tha zonja Gray.

    Ajo besonte se ai ende kishte të gjallë motrën dhe nënën, shkruan Reporteri.net.

    Një nekrologji për Rodney Tarrant në gazetën lokale Daily Examiner në gusht 2010 tha se ai vdiq nga kanceri në moshën 49 vjeç në prill të vitit 2010.

    Një foto familjare e bërë në vitet 1990 tregon Brenton, një foshnjë me flokë kaçurrel, në krahët e babait të tij. Rodney ka të veshur një t-shirt të maratonës së Gold Coast , dhe pranë tij janë gruaja dhe vajza.

    Tarrant trashëgoi interesimin për palestër fizike nga babi i tij.

    “Ai ishte shumë i mirë, shumë i përkushtuar me stërvitjen e tij”, tha zonja Gray.

    “Ai stërvitej shumë, dhe disa mund të thoshin se ishte e tepërt, por ai ishte i pasionuar për shëndetin dhe fitnessin andaj edhe i bëri ato ndryshime në hapësirën e tij personale”.

    Zonja Gray tha se Tarrant ishte në çdo mënyrë një instruktor model për palestër, i cili doli nga rruga e tij për të ndihmuar njerëzit dhe për të bërë përpjekje më shumë.

    “Unë sinqerisht nuk mund të besoj se dikush me të cilin ndoshta kam pasur marrëdhënie të përditshme dhe kam pasur biseda të përbashkëta dhe kam ndërvepruar me të do të ishte në gjendje të bëjë një veprim kaq ekstrem”, tha ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!