×
  • Lajme
  • Botë

    Corbyn: Pyetni njerëzit përsëri për Brexit

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 13:55

    Kreu i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, Jeremy Corbyn, tha sot se çështja e Brexit mund të zgjidhet vetëm nga kalimi përsëri tek njerëzit, me zgjedhje apo referendum.


    “Me konservatorët në shpërbërje dhe të paaftë për të sunduar dhe parlamentin në bllokim, kjo çështje duhet të kthehet te populli qoftë përmes zgjedhjeve të përgjithshme, qoftë përmes referendumit”, tha ai në një deklaratë.

    “Ne nuk do të lejojmë kaosin e vazhdueshëm të Partisë Konservatore për ta shtyrë vendin tonë në një dalje nga BE pa marrëveshje. Parlamenti mund të parandalojë një efekt të tillë, i cili do të dëmtojë vendet e punës dhe industrinë në Mbretërinë e Bashkuar, “shtoi Corbyn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!