×
  • Lajme
  • Botë

    Coronavirus me shpejtësi po përhapet në Serbi

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 8:44

    Rritje e konsiderueshme e të infektuarve me koronavirus në Serbi.


    Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka bërë të ditur se është shënuar rritje në numrin e të infektuarve me koronavirus.

    Aktualisht në Serbi me koronavirus janë infektuar 31 persona, raportojnë mediat serbe.

    Deri në ora 8 të mëngjesit të sotëm në Institutin Torlak janë testuar gjithsejtë 214 persona që janë konsideruar të dyshimtë me simptomat e koronavirusit.

    Nga raportimi i fundit deri sot në ora 8 të mëngjesit janë testuar 29 persona prej të cilëve 7 kanë dalë pozitiv dhe 22 negativ./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!