×
  • Lajme
  • Botë

    Covid-19: Çekia regjistron përsëri numër rekord të rasteve të reja

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 12:00

    Është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën. Shumë shtete po raportojnë për rekorde rastesh të reja, duke rritur frikën e rikthimit të masave kufizuese.


    Republika e Çekisë është një nga vendet që ka konfirmuar një numër të lartë të personave të prekur me COVID-19. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavius 2.394 persona.

    Numri i rasteve të reja me koronavirus në këtë shtet është dyfishuar gjatë muajit shtator, duke shënuar shkallën e dytë më të shpejtë të përhapjes së virusit në Evropë, pas Spanjës.

    Që nga muaji mars, në Çeki janë regjistruar 53.158 raste të të infektuarve. Autoritetet kanë rivendosur disa masa për të parandaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë mbajtjen e maskës dhe, nga e enjtja (23 shtator), kufizime më të rrepta në orët e punës për baret dhe restorantet.

    Më 21 shtator, ministri i Shëndetësisë në Republikën Çeke, Adam Vojtech, tha se ka dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Andrej Babis. Dorëheqja vjen pas kritikave në rritje për trajtimin e pandemisë së koronavirusit në Çeki.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!