×
  • Lajme
  • Botë

    Debati Trump-Biden: Komisioni për Debatet Presidenciale ndryshon rregullat

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 15:00

    Komisioni i Debateve Presidenciale thotë sedo të shtojë “masa të reja” për të ruajtur rregullin” në debatet e ardhshme pas debatit të parë kaotik mes Presidentit DonaldTrump dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden.


    Ndërprerjet e vazhdueshme nga ana e zotit Trump ndërsa fliste kandidati demokrat, përcaktuan tonin e debatit të martën. Zoti Biden shpesh nuk arrinte të mbaronte dot fjalinë.

    Moderatori ChrisWallace i televizionit FoxNews i kërkoi disa herë zotit Trump që të lejonte zotin Biden të mbaronte, por pa rezultat.

    Zoti Biden tha në një takim fushate të mërkurën se shpresonte që organizatorët e debateve të ardhshme të mund të mbyllnin mikrofonin e kandidatit që nuk ishte duke folur.

    “Ishte një turp kombëtar. Nuk dua të spekulloj se çfarë do të ndodhë në debatin e dytë ose të tretë”, tha ai.

    Presidenti Trump reagoi në Twitterduke postuar një lajm për njoftimin e Komisionit të Debateve Presidenciale, shoqëruar me komentin:

    “Provoni të merrni një moderator të ri dhe një kandidat më të zgjuar demokrat”.

    Aie kishte kritikuar edhe më herët në Twitter gjatë ditës, moderatorin e debatit, Wallace.

    Komisioni i Debateve Presidenciale e falenderoi zotin Wallace “për profesionalizmin dhe aftësitë e tij në debatin e natës së kaluar”.

    Ndërkohë fushata e zotit Trump reagoi ndaj njoftimit, duke thënë se Komisioni “nuk duhet të ndryshojë rregullat e lojës në mes” të procesit.

    Komisioni jopartiak ka organizuar çdo debat për zgjedhjet presidenciale që nga viti 1988. Në një deklaratë, komisioni tha se debati i parë “e bëri të qartë se duhen bërë ndryshime në strukturën e formatit të debateve të ardhshme, për të garantuar një diskutim më të rregullt të çështjeve”.

    Komisioni tha se “synon të sigurojë instrumente shtesë për të ruajtur rregullin për debatet e tjera”.

    Komisioni po “shqyrton me kujdes ndryshimet që do të miratojë dhe do t’i bëjë ato të njohura së shpejti”. /VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!