×
  • Lajme
  • Botë

    Dhoma e Përfaqësuesve voton rezolutën për shkarkimin e Trumpit, pritet të nisen hetimet ndaj tij

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 16:46

    Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan ka kaluar rezolutën që i hapë rrugë shkarkimit të presidentit amerikan, Donald Trump.


    Rezoluta ka kaluar zyrtarisht në Dhomën e Përfaqësuesve me 232  vota për dhe 196 kundër, shkruan The Guardian, transmeton Reporteri.net.

    Kjo rezolutë vë në lëvizje zyrtarisht procesin përmes së cilit komisionet do të vazhdojnë hetimin për të përcaktuar nëse Presidenti Donald Trump duhet të përballet me shkarkim.

    Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit amerikan i cili në Twitter shkroi se kjo është gjuetia më e madhe e shtrigave në historinë e Amerikës.

    “Gjuetia më e madhe e shtrigave në historinë amerikane”, shkroi shkurt Trump. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!