×
  • Lajme
  • Botë

    Disa të therur me thikë në Manchester, policia rrethon zonën

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 14:51

    Disa njerëz janë plagosur pasi policia u thirr në një seri goditjesh me thikë në qendrën tregtare Manchester Arndale.


    Policia e Mançesterit konfirmoi se “njerëz të shumtë” ishin lënduar në sulmet e së premtes në mëngjes, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

    Ndërkohë disa pamje tregojnë oficerët e armatosur të policisë rreth “Exchange Square” të qendrës tregtare.

    Gjithashtu në disa pamje tjera, një numër i madh i automjeteve të shërbimit të urgjencës u panë duke arritur në qendër.

    Është e panjohur nëse sulmet kanë rezultuar në ndonjë fatalitet, por një zëdhënëse e Shërbimit të Ambulancës në North West tha që mjekët kishin trajtuar katër persona.

    Pamjet treguan se njerëzit po merreshin me këmbësorë dhe anëtarëve të publikut iu kërkua të qëndronin larg qendrës tregtare.

    Gjithashtu është bërë e ditur se deri më tani është arrestuar një i dyshuar dhe ende nuk dihet motivi i një sulmi të tillë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!