×
  • Lajme
  • Botë

    Djali vret babanë me thikë derisa ishte live në një video-konferencë

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 13:20

    Një burrë 72-vjeçar nga shteti amerikan i Nju Jorkut u qëllua për vdekje gjatë një video-konference live, në të cilën ai mori pjesë përmes shërbimit online Zoom.


    Sipas mediave amerikane, autori i krimit është djali i tij, dhe pjesëmarrësit e tjerë në video-konferencë ishin ata që dëshmuan dhe thirrën shërbimin e urgjencës.

    Pasi goditi me thikë prindin e tij, 32-vjeçari u hodh nga dritarja dhe si pasojë e kësaj u lëndua. Ai arriti të arratiset nga vendi i ngjarjes, por më pas u arrestua nga policia.

    Në vido-konferencë ishin 20 persona, dhe disa prej tyre duket se e kishin parë edhe aktin. Ata thanë se e panë të moshuarin derisa rrëzohej, dhe më pas dëgjuan frymëmarrje të rënduara.

    Djali sipas autoriteteve e kishte goditur babanë e tij disa herë me thikë, duke i shkaktuar plaqë të cilat edhe i morën jetën.

    Ende nuk dihet motivi i vrasjes. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!