×
  • Lajme
  • Botë

    Doktori rus thotë se Alexei Navalny ‘mund të vdes në çdo moment’

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 23:42

    Një mjek rus i cili është përgjegjës për shëndetin e opozitarit të burgosur, Alexei Navalny, ka paralajmëruar se gjendja shëndetësore e këtij të fundit është në një fazë kritike.


    Pasi ka marrë rezultatet e analizave të gjakut, Yaroslav Ashikhmin ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Alexei Navalny mund të vdesë në çdo moment, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Sipas tij, rezultatet e analizave të Navlanyt kanë shfaqur nivele të ngritura të kaliumit, gjë që mund të sjellë arrest kardiak dhe nivele të rritura të kreatinës që tregojnë për veshkë të dëmtuara.

    Kujtojmë se Navalny tashmë kë hyrë në javën e tretë të grevës së urisë, të cilën po e bën për ta kundërshtuar keqtrajtimin që po i bëhet nga personeli i burgut ku po mbahet.

    Edhe Kira Yarmysh – zëdhënës i Alexei Navalny për shtyp, ka thënë se disidenti i burgosur është duke vdekur dhe se ka humbur 50 paund në më pak se tre javë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!