×
  • Lajme
  • Botë

    Donald Trump shkarkon Drejtorin e Shërbimeve Sekrete të SHBA

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 22:14

    Drejtori i Shërbimeve Sekrete të SHBA, Randolph Alles është shkakruar nga detyra. Sipas CNN, Presidenti i SHBA, Donald Trump urdhëroi shefin e shtabit të tij, Mick Mulvaney që ti komunikonte shkarkimin Randolph Alles-it.


    Një lëvizje e madhe si kjo u paralajmërua nga drejtori i “USSS” ku thoshte se brenda dy javëve do të kishte lëvizje të mëdha në Amerikë.

    Sipas mediave amerikane lajme i pushimit nga puna e ka surprizuar Drejtorin e Shërbimeve Sekrete , pasi vetëm pak ditë më parë vetë Trump deklaroi se ishte mjaftë i kënaqur me punën e bërë nga ky institucion.Kujtojmë se një ditë më parë dha dorëheqjen edhe Sekretarja e Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen. Ajo dha dorëheqjen pas 16 muajsh në këtë post.

    Një zyrtar i administratës së Donald Trump tha për CNN se shkarkimi i Alles, ishte pjesë e një “spastrimi” pas dorëheqjes së Nielsen, duke thënë se gjithashtu do të largohen së shpejti edhe drejtori i Shërbimeve të Shtetësisë dhe Migracionit Frances Cissna dhe Zyrtari i Këshillit të Përgjithshëm John Mitnick.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!