×
  • Lajme
  • Botë

    E dhimbshme, 9 vjeçari në Angli vritet nga qeni i miqve të familjes

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 20:43

    Duhet të ishte një kamping i këndshëm, por u transformua në një tragjedi të vërtetë.


    Një fëmijë 9-vjeçar, i cili ndodhej për pushime me të ëmën, është vrarë nga qeni i disa miqve të familjes.

    Qeni u izolua nga policia pas ngjarjes, ndërkohë që nën hetim është vënë edhe një mikeshë e nënës së fëmijës.

    Vogëlushi Frankie Macritchie, ishte për pushime me të ëmën Tawnee Willis në Plymouth, Angli, ndërsa ndodhej i vetëm brenda çadrës së kampingut bashkë me qenin e miqve të së ëmës, teksa të tjerët ndodheshin për shëtitje në Tencreek Holiday Park, transmeton noa.al.

    Befas nëna e Frankiet dhe miqtë e saj dëgjuan ulërimat e fëmijës, duke bërë që të kthehen mbrapsht nxitimthi.

    Fëmija u gjet i larë në gjak nga kafshimet e qenit, ku pavarësisht dërgimit në spital, gjeti vdekjen. Lidhur me rrethanat e ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të shtunë, e zonja e qenit po merret në pyetje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!