×
  • Lajme
  • Botë

    E rëndë: Vriten 40 persona në një xhami

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 8:13

    Në qytetin Christchurch të Zelandës së Re gjatë natës së sotme kanë ndodhur disa sulme në dy xhami të këtij qyteti.

    Deri më tani janë konfirmuar 40 te vdekur e 20 të plagosur.

    Siç raportojnë mediat e huaja tre burra dhe një grua kanë hapur zjarr në dy xhami në Christchurch.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 me orën lokale dhe deri tani numri i të vdekurve ka arritur në 30, por numri nuk konfirmohet nga policia.

    Kjo e fundit ka lajmëruar qytetarët të mos dalin nga shtëpitë dhe ka arrestuar 4 të dyshuarit për ngjarjen e tmerrshme, shkruan BalkanWeb.

    Nuk është ende e qartë dinamika e ngjarjes por sipas mediave lokale një prej personave që ka hapur zjarr është një australian dhe para sulmit kishte hapur një banderolë kundër emigrantëve. Ndërkohë që policia po heton për ngjarjen dhe pistën e një sulmi terrorist.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!