×
  • Lajme
  • Botë

    Ekipi i kriketit me lojtarë myslimanë që ishte nisur për në xhami, i shpëton sulmit në Zelandën e Re

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 12:10

    Ekipi i kriketit i Bangladeshit i ka shpëtuar sulmit fatal terrorist në një xhami në Christchurch të Zelandës së Re.


    Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se 49 njerëz u vranë në sulmet terroriste në dy xhami, dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën seriozisht.

    Ekipi i Bangladeshit mbërriti në xhaminë Al Noor, afër Hagley Oval, kur kishte nisur sulmi terrorist.

    Një anëtar i ekipit shkroi në Twitter se ekipi i Bangladeshit ishte shumë me fat që shpëtoi dhe se ai nuk do të donte kurrë të shihte gjëra të tilla në të ardhmen.

    Bangladeshi ka njoftuar se ekipi është i sigurt tani në hotelin e vet dhe se do të rikthehet në shtëpi në ditët në vazhdim, shkruan gazeta express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!