×
  • Lajme
  • Botë

    Elon Musk e kalon Bill Gates, ja pasuria e të dyve tani

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 22:03

    Bill Gates nuk është më i pasuri i dytë në botë. Vendin e tij e ka zënë Elon Musk. Pasuria e themeluesit të Tesla, ka pësuar një rritje të shpejtë, dhe sipas raportit të Bloomberg, ai tani ka 127.9 miliardë dollarë, duke e renditur në vendin e dytë pas CEO-s ë Amazon, Jeff Bezos i cili ka një pasuri prej 182 miliard dollarësh.


    Në kohët e fundit, Elon Musk përmes aksioneve të Tesla-s ka mbledhur 7.2 miliardë duke e ngritur me një pozicion në renditjen e më të pasurve të botës. 49 vjeçari ishte rreth 8 miliardë dollarë prapa Bill Gates, dhe duket se pandemia nuk ishte dhe aq goditës ekonomikisht për të.

    Indeksi i Bloomberg për miliarderët tregon se në muajin janar, Musk ishte në vendin e 35-të, por vlera neto e sipërmarrësit është rritur, për shkak të çmimit të aksioneve të Tesla me mbi 100 miliard dollarë.

    Tesla aktualisht ka vlerën më të lartë të tregut nga çdo kompani makinash në botë, tani me vlerë 500 miliardë dollarë. Përveç drejtimit të Space X dhe Tesla, Musk është shumë i përfshirë në biznesin e pasurive të patundshme duke zotëruar dhe shitur prona të shumta dhe shtëpi.

    Ngjashëm me Gates dhe manjatin e biznesit Warren Buffet, Musk nënshkroi Giving Pledge në 2012 dhe premtoi se do të dhuronte para për kauza bamirësie. Ai i ka dhënë 10 milion dollarë Institutit të së Ardhmes së Jetës. Miliarderi gjithashtu ka fondacionin e tij për bamirësi, Fondacionin Musk, të cilit i ka dhuruar aksione në vlerë miliona dollarë nga Tesla-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!