×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan me deklaratë të “papritur” për zgjedhjet në Stamboll

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 20:58

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë sot një deklaratë të “papritur”, duke pranuar humbjen e partisë së tij në Stamboll dhe duke njohur fitoren e Ekrem Imamoglu në Stamboll.


    Erdogan duke folur në Ankara në një konferencë sindikale tha se ethet e zgjedhjeve mbaruan, njerëzit janë nëpër shtëpi dhe ata po shijojnë jetën e tyre tashmë.

    Kjo deklaratë e Erdoganit ka bërë që të shuhen zërat se presidenti mund të ushtronte presion mbi Kolegjin e Lartë Elektoral për të kthyer situatën në favor partisë të udhëhequr nga kreu i shtetit turk, shkruajnë mediat e huaja.

    Sipas të dhënave zyrtare në fund të rinumërimit, kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu, kryesonte me 13 729 vota më shumë ndaj ish-kryeministrit Binali Yildirim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!