×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan: Ofensiva turke në Siri do të sjellë paqe dhe stabilitet

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 21:07

    “Ofensiva turke kundër milicisë kurde siriane do të ndihmojë në sjelljen e paqes dhe stabilitetit në Siri”, – i tha presidenti Recep Tayyip Erdogan homologut të tij rus, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike, raportojnë mediet turke. 


    “Kjo ofensivë do të lehtësojë rrugën drejt një zgjidhjeje politike”, – vazhdoi ai.

    Pas dy operacioneve të mëparshme, Turqia nisi sot një ofensivë te re në Siri, të quajtur Burimi i Paqes, kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (PPU).

    “Ky operacion synon terroristët e PPU-së dhe ISIS-it dhe ka për qëllim të krijojë një zonë sigurie në verilindje të Sirisë. Zona e sigurisë, që ne do të krijojmë, do të bëjë të mundur kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre”, – u shpreh Erdogan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!