×
  • Lajme
  • Botë

    Familja më e pasur gjermane pranon se ka përkrahur krimet më të mëdha në histori

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 18:05

    Familja Rajman, një nga familjet më të pasura gjermane të biznesit, përkrahu me gjithë zemër nazistët gjatë sundimit të socializmit kombëtar dhe përdori punën e detyruar për robërit e luftës, shkruan Bild am zontag, transmeton Reporteri.net


     Gjegjësisht, Bild am zontag shkruan se në bazë të disa dokumenteve të reja të zbuluara,  babai dhe djali i familjes Rajman  përdorën civilët rusë dhe të burgosurit francezë të luftës për punë të detyruar.

    Pas publikimet këtyre zbulimeve, trashëgimtarët nuk e fshehin faktin se ishin të përfshirë në këto krime dhe njoftuan  se do të dhurojnë 10 milionë euro bamirësi.

    Zëdhënësi i familjes Peter Harf, i cili kryeson kompaninë Rajman JAB, konfirmoi se akuzat e Bild janë të sakta, shkruan AP.

    Ai tha se familja nuk ka folur kurrë për epokën naziste, por provat tregojnë se babai dhe i biri të cilët tashmë nuk janë gjallë, meritonin të përfundonin në burg. Pasuria e familjes në pronësi të disa markave kryesore të botës si Jakobs, Kalgon, Vela dhe të tjerë vlerësohet në 33 miliardë euro./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!