Në Indi, gratë rrahin burrat me shkop për të festuar Lathmar Holi-in, pjesë e festivalit e famshëm të ngjyrave që shënon fundin e dimrit.
Mijëra vetë vërshojnë në qytezën Barsana në Utar Pradesh për ritualin e veçantë, i cili tërheq çdo vit si pelegrinë vendas, ashtu edhe turistë të huaj.
Meshkujt nga fshati fqinje Nandgaon këndojnë këngë provokuese dhe përpiqen t’i lyejnë me bojë gratë e Barsanas ndërsa ato i përgjigjen duke i goditur me shkopinj të mëdhenj; burrat i presin goditjet të ulur në tokë me një mburojë mbi kokë. E gjithë kjo behet me shaka dhe është pjesë e argëtimit. Festivali shënon fillimin e pranverës, dhe është një kohë që i kushtohet faljes, ripërtëritjes së miqësive e triumfit të së mirës mbi të keqen.
Lathmar Holi zakonisht festohet disa ditë përpara kremtimeve të mëdha të festivalit kryesor të Holit; ai dhe këtë radhë ishte po aq vibrues e shumëngjyrësh sa herë të tjera. Gjatë pauzave të festimeve, pjesëmarrësit konsumojnë një pije të ftohte të njohur si ‘thandai’, e përpiqen të gëzojnë të gjithë së bashku, si mënyrë për t’u afruar me njëri-tjetrin.
Gratë e Barsanes përgatiten që një muaj përpara ritualit, me shpresën se në fund, ai do të dëshmohet një show dashurie, argëtimi dhe barazie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.