×
  • Lajme
  • Botë

    FMN e gatshme të huazojë 1 trilion dollarë për të luftuar koronavirusin

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 14:34

    Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se është i gatshëm t’i përdorë 1 trilion dollarë hua për t’i ndihmuar shtetet që po përballen me vështirësi shkaku i përhapjes së koronavirusit dhe ndikimit negativ të tij.


    “Si vijë e parë e mbrojtjes, Fondi mund ta vë në dispozicion mekanizmin fleksibil dhe të shpejtë për shtetet që kanë nevojë urgjente për baraspeshimin e pagesave”, tha drejtorja menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, shkruan “CNBC”.

    Ajo shtoi se ndihma financiare e kësaj organizate mund të përdoret nga shtetet e prekura për t’i mbuluar shpenzimet për sektorin e shëndetësisë, më saktësisht për parandalimin e përhapjes dhe luftimin e efekteve negative të virusit të ri.

    Njoftimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar erdhi në kohën kur vlera e aksioneve në tregun ndërkombëtar ka rënë, pavërsisht masave të qeverisë amerikane për uljen e shkallës së interesit.

    Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara ka premtuar se do ta ulë në zero shkallën e interesit dhe do ta zbatojë programin me ndihma prej 700 miliardë dollarëve për ta mbrojtur ekonominë nga efektet negative të përhapjes së virusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!