×
  • Lajme
  • Botë

    Foshnja e porsalindur gjendet e gjallë nën dhe – Ishte varrosur në një enë

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 11:57

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uttar Pradesh të Indisë ku, një foshnje e porsalindur  u gjet e varrosur e gjallë.


    Një oficeri i policisë tha për mediat lokale se vajza ishte gjetur e varrosur tre këmbë thellë nën tokë në një tenxhere të mbuluar me baltë. Foshnjën e porsalindur e zbuloi një burrë tjetër derisa ishte duke e varrosur vajzën e tij të porsalindur.

    Dyshohet që prindërit e foshnjës e kanë bërë këtë akt mizor, transmeton Reporteri.net.

    Hitesh Kumar, i cili e gjeti foshnjën të mbështjellë me një leckë dhe duke qarë tha për gazetën Times of India se në një moment kishte menduar se zëri vinte nga vajza e tij.

    “Në një moment mendova se vajza ime ishte ende e gjallë. Por zëri në të vërtetë po vinte nga brenda një tenxhereje”, është shprehur ai.

    Mjekët që po trajtojnë vajzën, e cila peshon 1kg, thanë që ajo ka mbijetuar pasi madhësia e saj e vogël kërkon më pak oksigjen, ndërsa shtuan se ishte e mundur që ajo u varros vetëm për disa orë, përcjellë në shqip Reporteri.net.

    Dukuri të tilla të braktisjes dhe varrosjes se vajzave ndodhin shumë shpesh ne Indi.
    Kjo ngase vajzat konsiderohen si barrë financiare në disa shoqëri indiane për shkak të paragjykimeve gjinore në vendin e punës dhe shumën e të hollave që prindërit duhet ta paguajnë në rast të martesës së tyre. /Reporteri.net – Përktheu: Rina Berisha/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!