×
  • Lajme
  • Botë

    Fotografia që ka mahnitur rajonin: Besimtarët ortodoksë serbë ia festojnë ditëlindjen Myftiut brenda Manastirit

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 12:47

    Se bashkëjetesa përkundër dallimeve fetare e etnike është e mundur e shpjegon më së miri rasti në vazhdim.


    Në manastir nga udhëheqësit ortodoksë, është festuar ditëlindja e Myftiut, udhëheqësit të Bashkësisë Islame.

    Rasti ka ndodhur në manastirin e Zhitomislliqës, në Mostar të Bosnjë dhe Hercegovinës, transmeton Reporteri.net.

    Në pamjet e publikuara shihet se myftiu Salem Dedoviq është befasuar nga besimtarët ortodoksë serbë me një tortë për ditëlindje.

    https://www.facebook.com/topportal.info/posts/2363043537261591

    Mostari që njihet si njëri prej qyteteve më të bukura evropiane, ka qenë simboli i bashkimit dhe unitetit para luftës në Bosnje-Hercegovinë që u zhvillua mes viteve 1992-1995. Por, qyteti u bë skenë e luftimeve të ashpra mes boshnjakëve dhe kroatëve dhe në këtë mënyrë u shndërrua në simbolin e ndasisë.

    Ky qytet ka qenë gjithmonë në qendër të problemeve ndëretnike midis serbëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

    Mirëpo, me sa duket marrëdhëniet midis Kishës Ortodokse Serbe dhe Bashkësisë Islame janë përmirësuar dukshëm kohëve të fundit. /Reporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!