×
  • Lajme
  • Botë

    Franca lëshon lejen shëndetësore “COVID” për udhëtime jashtë shtetit

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 19:18

    Franca ka lëshuar një leje shëndetësore “COVID” për të lejuar udhëtimin në të dhe jashtë shtetit.


    Kjo do të lejojë që qytetarët e vaksinuar, ata që janë testuar negativisht ose që janë shëruar nga COVID-19 që të mund të udhëtojnë për në Francë ose jashtë saj, shkruan Euronews.

    Leja, e cila është e ngjashme me pasaportat e vaksinave të diskutuara nga shumë vende, është pjesë e funksionalitetit të ri “broshurë” në aplikacionin COVID të vendit, TousAntiCOVID.

    Brenda “broshurës” njerëzit mund të ruajnë çertifikatat e vaksinimit, rezultatet e testit ose rekordimin e rekuperimit nga COVID-19.

    Cédric O, Sekretari i Shtetit i Francës për Dixhitalizim, u tha gazetarëve se, “Franca është vendi i parë [në BE] që e vë këtë funksionalitet të disponueshëm për qytetarët e saj.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!