×
  • Lajme
  • Botë

    Frika për një izolim të dytë, kthehen blerjet e panikut në Evropë – letra e tualetit sërish më e kërkuara

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 13:52

    Blerjet e panikut duket se kanë filluar përsëri në vendet evropiane, ndërkohë që numri i të infektuarve me Covid-19 po rritet me shifra të frikshme.


    Në Mançester, qindra blerës kanë mbushur karrocat me qumësht dhe letër tualeti, ndërkohë që Britania pritet të përballet me një bllokim të dytë kombëtar javën e ardhshme, shkruan The Sun, transmeton në shqip Reporteri.

    Miliona njerëzve në Evropë u është thënë se ata duhet të jetojnë nën masa të rrepta të reja ndërsa qeveritë luftojnë me një valë të dytë të coronavirusit.

    Klubet, baret dhe restorantet pitet të përballen me mbyllje për javë të tëra gjersa Qeveria po mundohet të shmangë një bllokadë të re totale.

    Paralajmërimi për një mbyllje të serishme shkaktoi  radhë të gjata jashtë dyqaneve në Manchester dhe Southampton ku blerjet e panikut tashmë kanë filluar.

    Kujtojmë se në mënyrë të ngjashme, raftet e supermarketeve u zbrazën në mars kur shumica e shteteve ishin në bllokadë totale. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!