Duket se ka një garë të re për Hënën. Gjysmë shekulli pas zbritjes së parë të amerikanëve atje, sateliti i vetëm natyror i Tokës është rikthyer fuqishëm në vëmendje.
Anija kozmike “Beresheet” u rrëzua për shkak të problemeve me motorin. Por, siç thonë disa vëzhgues tentativa izraelite tregon se ekzistencën e një gare tjetër.
SHBA kërkon tani të bëjë sërish një zbritje në Hënë, dhe kërkon ta bëjë sa më shpejt. Zëvendëspresidenti Mike Pence, i ka dhënë si detyrë autoriteteve amerikane të hapësirës, NASA, që brenda pesë vjetëve të dërgojnë sërish amerikanë në Hënë.
“Nëse NASA nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë qeveria amerikane do të ngarkojë me këtë detyrë sipërmarrjet private”, paralajmëroi Pence.
Ai tha se SHBA ndodhet në garë që në vitet gjashtëdhjetë. Se me kë, Pence nuk e sqaroi.
Por Ramon Lugo, drejtor i Institutit Hapësinor të Floridës (FSI) nga Universiteti i Orlandos, mendon se zëvendës-presidenti kishte parasysh jo rivalitetin me Rusinë, por atë mes SHBA dhe Kinës.
Eksperti thotë, se është e qartë se Kina ka një program për Hënën, në anën tjetër të së cilës arriti të dërgonte me sukses në muajin janar një anije kozmike.