×
  • Lajme
  • Botë

    Gazetari italian tregon katër skenarët vdekjeprurës që mrekullisht i shpëtoi Romain Grosjean

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 20:04

    Romain Grosjean i shpëtoi një aksidenti të frikshëm në start të garës së Formula 1 që u zhvillua për çmimin e madh të Bahrejnit.


    Vozitësi i Haas u aksidentua në fillim ta garës, derisa makina e tij mori flakë – aty ku qëndroi për 32 sekonda, që ishin të mjaftueshëm që t’i merrnin jetën atij.

    Mirëpo, fatmirësisht Grosjean i shpëtoi të gjithë aksidentit me lëndime të vogla dhe fal intervenimit të shpejtë nga zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.

    Gazetari italian, Tancredi Palmieri ka përshkruar katër skenarët se si vozitësi i Haas i shpëtoi mrekullisht vdekjes.

    “Është një mrekulli që Grosjean nuk ishte në mesin ku makina u pre. Është një mrekulli që ai nuk u bllokua në zjarr”.

    “Është një mrekulli që atij nuk i humbi vetëdija kur qëndronte në zjarr. Dhe së fundmi, është një mrekulli që një pjesë e makinës nuk i preu kokën”, ka shkruar Palmeri.

    Grosjean kaloi të gjithë aksidentin me pasoja, derisa gara u fitua nga Lewis Hamilton.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!