Ai që mendohet se është pretendenti për të marrë postin e kryeministres Theresa May është thirrur të dalë përpara gjykatës, për t’u përballur me akuzën për shpërdorim të postit publik, në lidhje me një pretendim që ai ngriti gjatë fushatës së referendumit të “Brexit”-it në vitin 2016.
Ish-kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, e më pas Sekretar i Jashtëm britanik, deklaroi gjatë fushatës se Britania i paguante çdo javë Bashkimit Europian 350 milionë stërlina.
Juristët paraqitën kërkesën në Gjykatën e Magjistraturës në Westminister, që Boris Johnson të dilte para gykatës në kuadër të një ndjekjeje penale private.
Marcus Ball, pasi mohon se kjo lëvizje tenton të ndikojë në procesin e “Brexit”-it, shton se sjellja e Boris Johnson ishte e papërgjegjshme dhe e pandershme. Sipas tij, Britania kurrë nuk i ka dhënë 350 milionë stërlina në javë Bashkimit Europian, transmeton TCH.
Gjykatësja e çështjes, Margot Coleman e ka kaluar çështjen në Gjykatën e Kurorës Mbretërore për gjykim. Boris Johnson është kandidati pretendent për postin e kryeministrit të ri të Britanisë në radhët e konservatorëve dhe është e paqartë sesa do të ndikojë një shpallje fajtor nga gjykata, në garën për të marrë çelësat e ekzekutivit britanik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.