×
  • Lajme
  • Botë

    Gjarpërinjtë e detyrojnë presidentin e Liberisë të largohet nga zyra

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 14:29

    Gjarprinjtë janë gjetur në zyrën e presidentit të Liberisë, George Weah, duke e detyruar atë të punojë nga banesa e tij private, BBC ka mësuar.


    Sekretari i Shtypit Smith Toby i tha BBC se të mërkurën u gjetën dy gjarpërinj të zinj në ndërtesën e ministrisë së punëve të jashtme, vendi i zyrës së presidentit.

    Të gjithë stafit u është thënë të qëndrojnë larg deri më 22 prill, përcjell lajmi.net.

    “Është vetëm për t’u siguruar që gjërat zvarritëse dhe rrëshqanorët të dalin nga ndërtesa”, tha Toby.

    “Ministria e Punëve të Jashtme pret zyrën e presidentit, kështu që bëri një memorandum të brendshëm duke i kërkuar stafit të qëndrojë në shtëpi derisa ata bëjnë tymosje”, tha ai.

    “Gjarprinjtë nuk u vranë kurrë”, tha Toby. “Kishte një vrimë të vogël diku [nëpër të cilën] ata u kthyen prapa”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!