×
  • Lajme
  • Botë

    Gjeorgjia do të anëtarësohet në NATO me dhe pa dëshirën e Rusisë

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 16:23

    Gjatë një vizite në Gjeorgji, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përsëritur se ky shtet do të anëtarësohet në NATO, pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga Kremlini.

    Stoltenberg shkoi në Tbilisi për të mbajtur takime me zyrtarët gjeorgjianë dhe për t’i parë nga afër ushtrimet ushtarake mes forcave të NATO-s dhe ushtrisë gjeorgjiane.

    Duke folur pranë kryeministrit gjeorgjian, Mamuka Bkhtadze, ai tha se 29 shtetet anëtare të NATO-s kanë bërë të qartë se Gjeorgjia do të bëhet anëtare e NATO-s.

    “Ne do të vazhdojmë të punojnë së bashku për ta përgatitur anëtarësimin e Gjeorgjisë”, tha Stoltenberg, duke shtuar se asnjë shtet nuk ka të drejtë të ndikojë në politikën e NATO-s për të pranuar shtete të reja.

    “Nuk pranojmë që Rusia apo ndonjë fuqi tjetër të vendosë se çfarë mund të bëjnë shtetet anëtare”, tha ai.

    Në anën tjetër, Bakhtadze tha se anëtarësimi në NATO është zgjedhje e popullit të Gjeorgjisë.

    Gjatë samitit të NATO-s në vitin 2008, NATO ishte pajtuar që Gjeorgjia të bëhet anëtare në këtë aleancë, por ende nuk është caktuar ndonjë datë për anëtarësim, ndonëse perspektiva e këtij shteti është konfirmuar në çdo samit.

    Vendi me 3.7 milionë banorë e ka zhvilluar një luftë të shkurtër me Rusinë në gusht të vitit 2008, ndërsa prania e vazhdueshme e trupave ruse në Gjeorgji ka ndikuar në rritjen e tensioneve në rajon, shkruan “Free Europe”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!