×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania e dënon me 10 vjet burgim rekrutuesin e ISIS-it

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 13:59

    Një gjykatë gjermane të mërkurën dënoi me mbi dhjetë vjet burgim një predikues irakian, pasi e shpalli fajtor për pjesëmarrje në planifikimin e një sulmi në Gjermani dhe mbledhjen e fondeve dhe luftëtarëve për grupin e ashtuquajtur Shtet Islamik.


    Prokurorët e kanë akuzuar irakianin 40 vjeç, të identifikuar në dokumentet e gjykatës si Ahmad Abdulaziz Abdullah A., për rekrutimin e së paku shtatë personave që përfunduan duke udhëtuar drejt Lindjes së Mesme, ku luftuan përkrah ISIS-it.

    Besohet se dy nga personat e rekrutuar prej këtij personi kanë vrarë mbi 150 ushtarë irakianë përmes sulmeve vetëvrasëse, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Gjykata e Lartë Rajonale në qytetin verior, Celle, e dënoi irakianin me dhjetë vjet e gjysmë burgim. Tre anëtarëve të tjerë të rrjetit që ai e kishte ndërtuar u dënuan me nga katër deri në tetë vjet burgim.

    I dyshuari kryesor, i njohur me nofkën Abu Walaa, që në gjuhën arabe e ka kuptimin Baba i Besnikërisë, dhe tre të tjerët u arrestuan në nëntor të vitit 2016 gjatë bastisjeve në rajonet e Saksonisë së Ulët dhe Nord-Rhine Westphalen.

    Prokurorët thanë se burrat kishin mbajtur mësime fetare, gjatë të cilave të rekrutuarit e mundshëm janë ekspozuar ndaj materialeve radikale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!