Rusia të mërkurën i ka deklaruar tre organizata joqeveritare gjermane si të padëshirueshme.
Menjëherë pas kësaj kanë reaguar autoritetet e Gjermanisë, të cilat kanë thënë se kjo i rikthen pas përpjekjet për marrëdhënie më të mira në mes të dyja vendeve, raporton Euronews.
“Të ndalosh punën e organizatave që luftojnë për mirëkuptimin në mes të dy vendeve tona dhe njerëzve tanë, është pengesë serioze për përpjekjet tona për të pasur marrëdhënie më të mira me Rusinë”, ka thënë Heiko Maas, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë.
“Asgjë lidhur me punën e tyre nuk mund që ta justifikojë një hap kaq serioz. Thërras Rusinë që ta kthejë këtë vendim dhe të inkurajojë shkëmbimin e lirë brenda shoqërisë civile. Përfaqësuesit e shoqërisë civile duhet që të lejohen që ta bëjnë punën e tyre”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.