×
  • Lajme
  • Botë

    Gjuetari 48-vjeçar qëllon dhe vret një burrë 75 vjeç duke menduar se ishte dre

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 14:12

    Një gjuetar i cili aksidentalisht vrau një person që ishte duke vrapuar duke menduar se është dre u akuzua për vrasje në Suedi.


    Njeriu 48-vjeçar, emri i të cilit nuk është publikuar i tha policisë se ai e ka qëlluar Olle Rosdahl, 75 vjeç, rastësisht në qytetin Klippan në Skane County të Suedisë jugore. Por autoritetet, të cilët sapo analizuan pamjet nga kamerat, thonë se ishte e qartë se objektivi i tij ishte një qenie njerëzore kur ai e qëlloi avokatin nga një distancë prej 558 metrash në nëntor të vitit 2018, transmeton Reporteri.net.

    Gjuetari norvegjez, i cili raportohet se po vizitonte Suedinë për të gjuajtur dre, derra të egër dhe dhelpra, u arrestua më vonë atë ditë. Ai këmbëngul se vrasja ishte një aksident fatkeq. Por, pas analizimit  të pamjeve, policia nuk pranoi të besonte historinë e tij dhe e akuzoi atë për vrasje në tentativë.

    Olle Rosdahl, një vrapues 75-vjeçar i cili u qëllua në mëngjes rreth orës 4:30 ndërkohë që ishte duke vrapuar pranë shtëpisë së tij në Klippan, Suedi. Prokurorja Ola Lavie u tha mediave lokale se provat tregojnë se vrasja ishte e qëllimshme.  ‘Provat në masë të madhe përbëhen nga pamjet ku shihet ai duke qëlluar. Nëse  shikoni pamjet, për mua, është e qartë se ai po gjuan një qenie njerëzore. Nga kjo unë besoj se kjo ishte vrasje e qëllimshme”, u shpreh ajo.

    Megjithatë, policia pranon se nuk kanë arritur ende të dalin me një motiv të mundshëm për këtë vrasje. /Reporteri.net

    This was the view through the infrared sights of the gun of a hunter as he accidentally shoots a 75-year-old jogger out for an early morning run

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!