Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka thënë se historia e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se ai ka qenë nën presion për ta njohur pavarësinë e Kosovës, po përflitet në mediat e Beogradit për të fituar pikë politike.
“Kjo histori është e ekzagjeruar. Ata gjoja po luftojnë për ta kthyer Kosovën dhe nuk do të kishte ndëshkim më të madh për Serbisë sesa që dikush t’ua plotësonte këtë atyre. Ata do ta donin Kosovën, por pa shqiptarë. Sikur Malin e Zi pa malazezë”, është shprehur Gjukanoviq, shkruan Jutarnji list.
Gjukanoviq thotë se presidenti serb, shpesh kritikon qeverinë e mëparshme në Serbi për “lëshimin e Malit të Zi” në 2006.
Presidenti malazez gjithashtu ka folur edhe për zgjedhjet në Mal të Zi, duke thënë se shtetit i duhet një qeveri kombëtare sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe se qytetarët do të jenë ata që do të vendosin se kush do të jetë në krye të kësaj qeverie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.