×
  • Lajme
  • Botë

    Gruaja e Erdoganit shfaqet në treg midis Beogradit, serbët e pyesin si do të përfundojë seriali turk

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 17:08

    Emine Erdogan, gruaja e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke e anashkaluar plotësisht protokollin, u shfaq në tregun Bajloni në Beograd gjatë vizitës së saj në Serbi gjatë kësaj jave, transmeton Reporteri.net.


    Ndërsa bashkëshorti i saj, presidenti Erdogan po zhvillonte takime me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë, Emine Erdogan në treg po pyeste për çmimin e boronicave, domateve, specave, patateve…

    Gruaja e Erdoganit kaloi mbi gjysmë ore aty duke biseduar me shitësit dhe qytetarët.

    Disa nga shitësit u tronditën kur shoqëruesit u sqaruan atyre se ajo ishte Zonja e Parë e Turqisë, gjersa një zonjë që shiste rrush u përpoq të kuptonte Emina se si do të përfundonte një nga serialet e njohura turke, por pa sukses. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!