×
  • Lajme
  • Botë

    Guvernatori meksikan: Nëse je i pasur, je në rrezik, të varfrit nuk preken nga koronavirusi

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 18:34

    Një guvernator meksikan ka deklaruar se njerëzit e varfër kanë imunitet nga koronavirusi. Miguel Barbosa, guvernator i Pueblas, ka argumentuar se shumica e 500 të prekurve nga COVID-19 në Meksikë janë persona të pasur.


    “Nëse je i pasur, je në rrezik. Nëse je i varfër, jo. Ne, njerëzit e varfër, kemi imunitet”, tha Barbosa.

    Por, zyrtarë të tjerë, pasi e kanë kritikuar Barbosën për një deklaratë të tillë, kanë thënë se 2/3 e rasteve me koronavirus e kanë marrë virusin nga udhëtimet që kanë bërë jashtë shtetit. Ndërsa të varfërit nuk kanë të ardhura për të udhëtuar.

    Deri më sot, në të gjithë botën, nuk ka asnjë provë shkencore se të varfërit kanë imunitet ndaj koronavirus

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!